Ambasadori francez paralajmëron vizitën e një delegacioni franko -gjerman në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

20190527_LDK-2-850x478-600x360

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Përmes një komunikate për medie thuhet se Mustafa e njoftoi Ambasadorin Chabert për qëndrimin e LDK-së mbi temat kyçe dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë. Kufijtë e Republikës së Kosovës, mbi të cilët është shpallur Pavarësia më 17 shkurt 2008 dhe mbi të cilët mbi 100 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, janë të panegociueshëm. LDK nuk do të bëhet pjesë e grupit negociator sepse negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është detyrë dhe obligim i Qeverisë së Kosovës. Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri me përkrahje të gjerë në Kuvend; prandaj LDK kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme që janë jetike dhe të pashmangshme.

Chabert e falënderoi Mustafën për mikpritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekada. Në fund, Ambasadori Chabert njoftoi kryetarin Mustafa për një delegacion franko-gjerman që do të vizitojë Kosovën së shpejti për të diskutuar me akterët kryesorë politik para takimit të Parisit. Kryetari Mustafa shprehu kënaqësinë që LDK të pret në takim këtë delegacion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasadori-francez-paralajmeron-viziten-e-nje-delegacioni-franko-gjerman-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala