Ambasadori austriak uron Veselin

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_6-2-650x358

Në vazhdën e takimeve me ambasadorë të shteteve të ndryshme, të akredituar në Kosovë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.

Ambasadori Pfandler konfirmoi se shteti austriak do të vazhdojë të jetë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha drejtimet, veçanërisht në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Kryeparlamentari Veseli ndërkaq, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Republikën e Kosovës dhe theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më tej.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Pfandler diskutuan edhe për proceset dhe sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.

Në emër të shtetit të tij, ambasadori Pfandler e uroi kryeparlamentarin Veseli për zgjedhjen për herë të dytë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në krye të institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasadori-austriak-uron-veselin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala