Ambasadori amerikan viziton KEK-un

Autori:Zekirja Shabani

IMG_6832

Më 11 prill 2019, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, z. Philip S. Kosnett, vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Njazi Thaçi, priti dhe e shoqëroi Ambasadorin Kosnett gjatë vizitës në termocentralin Kosova A dhe në minierat e KEK-ut.

Drejtori Menaxhues Thaçi falënderoi ambasadorin Kosnett për interesin që ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht ka treguar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Drejtori Menaxhues Thaçi tha se vizita e sotme demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.

Ambasadori Kosnett shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, i cili do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për vendin.

IMG_6831

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasadori-amerikan-viziton-kek-un/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala