Ambasadori Akan Ismajli i hyn biznesit të sigurimeve

Autori:Zekirja Shabani

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ambasadori i Kosovës në Washington, Akan Ismajli bashkë me partnerin e tij, Bujar Musa,  njëherësh një nga pronarët e kompanisë së telekomunikacionit IPKO, kanë vendosur ti futen tregut të sigurimeve në Kosovë.

Ata tashmë kanë hapur qendrën kryesore në Prishtinë me emrin “Scardian”, pronare e së cilës është kompania “Fundway L.L.C” në pronësi të Ismajlit dhe Musës.

20150203_111642

20150203_111640

Pjesë e kompanisë së sigurimeve “Scardian” është edhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.

sigurimet

“Kjo kompani, fillimisht është licencuar me emrin “Fundway Insurance”, mirëpo në ndërkohë ka ndryshuar emrin në “Scardian””, ka konfirmuar për gazetën fjala, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Besnik Kada.

Sipas tij ndrryshimi i emrit është aprovuar edhe nga BQK-ja, kështu që nuk ka ndonjë shkelje ligjore nga kompania në fjalë.

Në bazë të të dhënave të regjistrimit të biznesit “Fundway L.L.C” është themeluar në vitin 2010 nga Ambasadori Ismajli.

Akan ismajli - fundway

Po në këtë vit kjo kompani është bërë pronare edhe e biznesit tjetër “Fundway mortgages L.L.C”, që për aktivitet kryesor ka lizingun financiar dhe kreditimin, por që nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasadori-akan-ismajli-i-hyn-biznesit-te-sigurimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala