Ambasada gjermane: Gjykata Speciale nuk ndërlidhet me qëllimet politike

Autori:Gazeta Fjala

gjykata-speciale-730x440

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë se Dhomat e specializuara, të njohura si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, janë institucione gjyqësore kyçe dhe të rëndësishme për Kosovën, sepse kontribuojnë për sundimin e ligjit. Në përgjigjen për Radion Evropa e lirë, Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e specializuara nuk ndërlidhen me qëllimet politike.

“Ato në asnjë rast nuk janë të lidhura me qëllimet politike jashtë mandatit të tyre specifik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se Gjermania vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, sikurse UNESCO dhe Interpoli dhe se do të vazhdojë përkrahjen e tillë.

“Kushtet për liberalizimin e vizave janë vendosur në mënyrë të qartë në udhërrëfyes; demarkacioni më Malin e Zi dhe lufta e dëshmuar kundër korrupsionit, edhe më tutje janë dy kushtet e papërmbushura”, ka thënë Ambasada gjermane në Prishtinë.

Kjo ambasadë, gjithashtu, ka theksuar se definimi i mandatit të Forcës së Sigurisë të Kosovës është vendim sovran i Kosovës , por se transformimi duhet të bëhet duke u bazuar në Kushtetutë, duke i përfshirë të gjitha palët, si dhe në koordinim me NATO-n.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasada-gjermane-gjykata-speciale-nuk-nderlidhet-me-qellimet-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala