Ambasada e Gjermanisë jep një lajm të keq për kosovarët

Autori:Gazeta Fjala

u2_gjermanijan

yrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë kanë deklaruar se nuk kanë vërejtur rritje të kërkesave për azil në Gjermani nga shtetasit e Kosovës.

Sipas tyre, këta të fundit nuk kanë gjasa për azil, ku 99 për qind të kërkesave refuzohen si të pabaza

Në Gjermani javëve të fundit nuk janë rritur kërkesat për azil nga shtetasit e Kosovës.
Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë pas raportimeve të medieve se qytetarë të shumtë po udhëtojnë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd për t’ia mësyrë më pas ilegalisht kufirit me Hungarinë.

Sipas zyrtarëve të Ambasadës, në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës nuk kanë mundësi për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si “dukshëm të pabaza”.

“Në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës faktikisht nuk kanë gjasa për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si ‘dukshëm të pabaza’. Përjashtim përbëjnë vetëm raste të rralla, të cilat njihen jo në kuadër të azilkërkimit, por si mbrojtje subsidiare dhe janë raste të ndihmës emergjente humanitare (2010-2017 gjithsej vetëm 56 persona)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për “Zërin”, duke shtuar më tej se Republika e Kosovës konsiderohet si vend i sigurt i origjinës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasada-e-gjermanise-jep-nje-lajm-te-keq-per-kosovaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala