Ambasada britanike e shqetësuar për frikësimin e votuesve

Autori:Gazeta Fjala

britanik

Ambasada Britanike në Kosovë ka ngritur shqetësim për frikësimin e votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës si dhe listat e pasakta të votuesve.

Përmes një njoftimi ky institucion  shpreson që autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin veprime ndaj atyre që janë përfshirë në frikësime apo keqpërdorime zgjedhore dhe të punojnë pa humbur kohë për të adresuar dobësitë e identifikuara në sistemin zgjedhor.

Mirëpo, në përgjithësi përfaqësuesit e kësaj ambasade janë të kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës ishin në gjendje të shprehnin vullnetin e tyre demokratik përmes votës.

Po ashtu ata përgëzuan shoqërinë civile për rolin e saj të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ambasada-britanike-e-shqetesuar-per-frikesimin-e-votuesve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala