“Alli vlen mbi 100 milionë”

Autori:Gazeta Fjala

alli

Spurs pagoi për të vetëm pesë milionë kur e bleu nga Mk Dons në vitin 2015, shkruan Mirror.

Paraqitjet e tij të mira për klubin dhe kombëtaren i kanë siguruar atij statusin e njërit prej talentëve më të mëdhenj të futbollit.

Vlera e 21 vjeçarit është rritur dhe kjo ka bërë që emri i tij të lakohet në mesin e top klubeve evropiane.

“Mendoj që ai vlen mbi 100 milionë funta sepse e shihni se si luan – ai është shumë i talentuar kur është kaq i ri”.

“Ai është i pjekur – mund të shihni në futboll. Ai kuptohet me një fjalë. Mund të shihni se nuk i bën për çkado. Ai duhet të fokusohet në futboll”, ka thënë Pogba për të.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/alli-vlen-mbi-100-milione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala