Alexis Sanchez pëson lëndim serioz

Autori:Gazeta Fjala

Sanchez-600x360

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, e ka pësuar një lëndim serioz në nyjën e këmbës në një ndeshje me ekipin kombëtar të Kilit.

Sulmuesi i huazuar në Inter nga Manchester Unitedi, u detyrua la braktisë fushën duke çaluar në barazimin e Kilit 0:0 kundër Kolumbisë, transmeton Gazeta Express.

Federata e Futbollit e Kilit njoftoi sot se testet mjekësore konfirmojnë se Alexis e ka ndrydhur gilcën në nyjën e këmbës.

Ai do t’iu nënshtrohet testeve shtesë në Milano në ditët në vazhdim.

Mediat italiane shkruajnë se Sanchez do të detyrohet t’i nënshtrohet edhe një operacioni.

30-vjeçari i ka bërë vetëm katër paraqitje në fanellën e Interit deri tani këtë sezon, duke e shënuar një gol.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/alexis-sanchez-peson-lendim-serioz/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala