Albulena Haxhiu i ofendon sikur Kurti kolegët e dikurshëm, i quan partiçkë

Autori:Gazeta Fjala

albulena-730x440-600x360 (1)

Pas njoftimit se Kadri Veseli, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku do të caktohet seanca me pikën e ditës për shpërbërjen e Kuvendit, ka reaguar Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke thënë se PAN-i mori fund.

Haxhiu përmes Facebookut është shprehur se pas thirrjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nga Kadri Veseli e kanë kuptuar që zgjedhjet janë të pashmangshme.

Haxhiu është kujdesur që ish-bashkëpartiakët që kaluan në PSD ti quajë partiçkë të cilët e kuptuan se zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Më në fund PAN-i e kuptoi që mori fund. Të fundit fare, PDK-ja dhe Veseli, madje pas Nismës dhe partiçkës, po detyrohen të pranojnë se zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka shkruar Haxhiu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/albulena-haxhiu-i-ofendon-sikur-kurti-koleget-e-dikurshem-i-quan-particke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala