Albright rastin e Kumanovës e lidh me Greqinë

Autori:Gazeta Fjala

medlin

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Medlin Olbrajt deklaroi se incidenti në Kumanovë është shumë shqetësues dhe duhet të merren më shumë informacione, të shihet roli i Kosovës dhe marrëdhënia e Greqisë.

Olbrajt, e cila ishte aktive në diplomacinë amerikane në kohën e luftërave ballkanike, u pyet për mundësinë për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe për qëndrimin e saj për incidentin në Kumanovë.

“Çështja e emrit tani sikur është problem më i vogël, të gjithë edhe ashtu e përdorin emrin Maqedoni. Gjatë fundjavës pati ngjarje të cilat ishin shumë shqetësuese. Ata tregojnë në aktivitete ekstreme në ndarje etnike. Duhet ta shohim në cilën mënyrë Kosova është e ndërlidhur, ta shohim ç’farë bën Greqia. Mendoj se kontesti për emrin nuk është çështja më e rëndësishme për momentin” deklaroi Olbrajt, gjatë konferencës për situatën politike në Bosnjë në Universitetin Xhons Hopkins në Uashington.

Në përgjigjen e saj, Olbrajt u përqendrua edhe në të kaluarën në kontestin me emrin, duke i përshkruar procedurat bizare nëpër të cilat duhej të kalohet në Kombet e Bashkuara vetëm të organizohet vizitë e politikanëve të Maqedonisë, të cilën diplomatët grek intesivisht e kanë kundërshtuar, transmeton zhurnal.

Olbrajt ka thënë se ka pasur situata kur diplomatët amerikan i kanë sugjeruar sekretarit të përgjithshëm të KB-së që të riluhen shtyllat për flamujt vetëm që të shmanget pyetja rreth asaj cili flamur do të valëvitet gjatë vizitës së Gligorovit.

“Mbaj mend në marrëzinë e kontestit për emrin. Nëse një punë e mirë del nga lufta në Kosovë është ajo që veçmë nuk duhej ta përsëris atë ‘ish republika jugosllave’ çdoherë kur dëshmoja para Kongresit. Kjo ishte njëra ndër diskutimet më të çmendura ndërkombëtare të të gjitha kohërave”, deklaroi Olbrajt, duke shtuar se për momentin, të gjithë Maqedoninë e quajnë nën emrin e saj kushtetues.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/albright-rastin-e-kumanoves-e-lidh-me-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala