Albin Kurti sot prezanton platformën

Autori:Gazeta Fjala

albin-kurti-1-foto-atdhe-mulla-541x358

Kandidati për kryetar të Vetëvendosjes Albin Kurti sot do të tregojë se si do ta udhëheqë këtë subjekt, duke paraqitur platformën e tij.

LVV njoftoi se Kurti do të bëjë prezantimin në Sallën e Kuqe te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Me këtë platformë ai synon ti marrë votat e anëtarëve të partisë për zgjedhjet që do të zhvillohen më 21 janar.

Këto zgjedhje po vijnë në një kohë krizash për LVV-në kur rreth 7 deputetë janë dorëhequr nga pozitat partiake, duke përfshirë ish-kryetarin, Visar Ymeri./Kallxo.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/albin-kurti-sot-prezanton-platformen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala