Albin Kurti i çon porosi Shefit dhe Inspektorit të AKI’së

Autori:Gazeta Fjala

84416514_547619199173403_3788986325663744000_n-600x360

Kryeministri Albin Kurti i ka përcjellë një porosi shefit të AKI-së Kreshnik Gashit dhe Burimit Ramadanit, inspektorit të AKI-së që u emëruan pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i të parit të qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Kurti tha se të gjitha vendimet që janë marrë pas datës 19 korrik nuk mund ta kenë statusin e njëjtë sikur vendimet para kësaj date..

“Të gjitha vendimet që janë marrë pas datës 19 korrik 2019 nuk mund ta kenë statusin e njëjtë sikur vendimet para kësaj date kur ish-kryeministri dha dorëheqje, prandaj qeveria e unë si kryeministër do ta kemi një rishqyrtim të gjithë kësaj fazës pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, me që rast konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri duhet që ta rrisim përgjegjësinë institucionale në njërën anë por që besa edhe politike edhe morale”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë, i pyetur për këto dy emërime madje ka folur edhe për dorëheqjet.

“ Dorëheqja është akt moral dhe nuk besojmë që vendimet e emërimet e kanë statusin e pëlqyeshëm nëse respektojmë marrëveshjen dhe shtet ndërtimin demokratik”, shtoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/albin-kurti-i-con-porosi-shefit-dhe-inspektorit-te-akise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala