Albin Kurti bashkë me Rozeta Hajdarin viziton KEK-un

Autori:Gazeta Fjala

ZKP-30-04-2020-1-852x460 (1)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me minsitren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdarin, vizituan KEK-un.

Këtu, u pritën nga u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri dhe anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, anëtarë të Menaxhmentit të KEK-ut e përfaqësues të punëtorëve, shkruan gazeta inFokus.

Këta bashkë vizituan Tremocentralin Kosova – A, Divizionin e Qymyrit dhe Termocentralin Kosova – B.

E Imeri e njoftoi Kurtin që në përputhje me këshillat mjekësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, edhe është reduktuar stafi i punëtorëve.

Megjithatë, sipas tij, prodhimi as nuk është ndaluar e as nuk ka munguar, derisa ka thënë që punëtorët janë pajisur me masat mbrojtëse gjatë krejt kohës.

Ndërsa, Kuti, ka falënderuar punonjësit e KEK-ut për punën e palodhshme e të rëndëssishme.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit thuhet që KEK, për Kurtin e Qeverinë ka rëndësi të trefishtë.

“(i) është pasuri natyrore, (ii) kapacitet prodhues dhe (iii) organizatë e punëtorëve. Ai shprehu mbështetje dhe gatishmëri për të bashkëpunuar ashtu që rritet dhe stabilizohet prodhimi dhe të përmirësohen kushtet e punës në këtë ndërmarrje. KEK-u ka nevojë për investime të duhura, menaxhim të mirë dhe ndërlidhje me hallkat e ekonomisë duke qenë se energjia është epiqendër e zhvillimit ekonomik.

Kryeministri në detyrë Kurti i uroi për pavarësimin elektro-energjetik të Kosovës pas votimit të suksesshëm të Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E. Kjo marrëveshje e largon Kosovën nga blloku rregullues Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut dhe e bashkon Kosovën me bllokun rregullues Kosovë-Shqipëri, dhe si rezultat mundëson funksionalizimin e interkonjeksionit 400kV në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Si e tillë, ajo do të jetë ndihmë për gjenerim me të madh përveç se furnizim më të mirë me energji elektrike.

Kryeministri në detyrë Kurti u zotua se do te jetë gjithnjë pranë KEK-ut dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, si asnjë kryeministër më parë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/albin-kurti-bashke-me-rozeta-hajdarin-viziton-kek-un/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala