“AL-Petrol”-i dënon punëtorët e vet

Autori:Gazeta Fjala

komuna-ultimatum-al-petrol-it-p-euml-r-rr-euml-nimin-e-objektit_hd

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë (SPEVZ) ka bërë me dije se kompania “AL-Petrol” i dënon punëtorët e vet kur gjobitët për moslëshim të kuponit fiskal, edhe pse, sipas Nenit 119, pika e 8 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, secili person është i obliguar t’i paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj, transmeton epokaere.

Ai ka treguar se kompania “AL-Petrol” i dënon punëtorët edhe atëherë kur ata janë në gjumë. “Barrën e pagesës së dënimit prej mbi një mijë eurosh nga Inspektorati i Punës, për moslëshim të kuponit fiskal, e kanë bartur punëtorët. Rasti ka ndodhur në Podujevë. Kompania ishte gjobitur, ndërkaq gjobën të ndarë në rata e kishin paguar për tre muaj më radhë tetë punëtorët e kompanisë, e jo pronari”, është shprehur Azemi, transmeton epokaere.

Ai ka bërë me dije se këtë rast ia kishte përcjellë Nenad Rashiqit, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. “I kam thënë se punëtorët e sektorit privat po dënohen edhe atëherë kur ata flenë e lëre më kur janë në proces të punës”, ka deklaruar ai.

Azemi ka theksuar se i kujtohet kur rastin e pati lajmëruar në sindikatë një punëtor, por nuk kishte lënë asnjë dokument nga frika se do ta largonin nga puna siç kishin bërë me kolegun e tij. “Punëtori ka ardhur te ne por, fatkeqësisht, s’ka guxuar ta lë një dokument, sepse veçse ishte larguar një koleg i tij nga puna. Unë i di personat që janë dënuar me emër dhe mbiemër. Tek ‘Al-Petroli’ kemi ende vërejtje sepse një pjesë e madhe e punëtorëve punojnë pa kontrata pune. Ne kemi shkuar dhe kemi kërkuar t’u bëhen kontratat e punës, por ka qenë e njëjta situatë”, ka thënë kryetari i SPEVZ-it, Jusuf Azemi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/al-petrol-i-denon-punetoret-e-vet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala