Akuzat e para të Speciales, jo para pranverës

Autori:Gazeta Fjala

20160915234614840646

Në një dhomë të veçantë në ndërtesën ku ishte më parë selia e agjencisë së BE-së “Eurojust”, në Hagë të Holandës, të enjten, për herë të parë u bë prezantimi i punës së asaj që u prezantua si dhoma të specializuara të Kosovës.

Po të mos e dinin gazetarët se për çfarë ishte fjala nga logoja, do të mund të fitohej përshtypja sikur këtu prezantohej ndonjë ofertë turistike e Kosovës për dhoma të specializuara, shkruan sot Koha Ditore.

Por fjala ishte për një lloj hibrid gjykate, e cila, sipas ligjeve të Kosovës, me vendime të Kosovës, do të ndjekë disa nga ish-zyrtarët e lartë të UÇK-së për krimet që dyshohet se i kanë kryer, e që janë përmendur në Raportin e Dick Martyt e më pas edhe në Raportin e Këshillit të Evropës.

Administratorja e dhomave të specializuara të gjykatave të Kosovës, Fidelma Donlon, dhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kanë prezantuar në Hagë, para një grupi jo aq të madh gazetarësh, disa hollësi rreth punës së deritashme të këtyre dhomave, mandatit, si dhe atë që presin në punën e tyre në të ardhmen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/akuzat-e-para-te-speciales-jo-para-pranveres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala