Aktivisti i VV-së Alban Krasniqi e quan kriminel drejtorin e RTK-së

Autori:Gazeta Fjala

Alban Krasniqi

Njëri nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi e ka quajtur kriminel drejtorin e transmetuesit publik të Kosovës Mentor Shala.

Madje Krasniqi thotë se ky i fundit i cili paguhet me paratë e qytetarëve, e ka  shndërruar RTK-në në një çerdhe të SHIK-ut, shkruan Gazeta Fjala.

“Ja njëri nga kriminelët me petk gazetari që paguhet me paratë tona por që sulmon çdo ditë liritë dhe të drejtat qytetare duke e shndrru RTKnë në çerdhe të SHIKut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, duke ia bashkëngjitur edhe fotografinë e drejtorit të RTk-së.

Ndër tjerash, Krasniqi ka shtuar se nuk mund të jemi peng i bandave kriminale që kanë kapur republikën dhe institucionet e saj./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aktivisti-i-vv-se-alban-krasniqi-e-quan-kriminel-drejtorin-e-rtk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala