Aktakuzë ndaj tre personave për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit

Autori:Gazeta Fjala

gjykata-645x420

Një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre të pandehurve.

Sipas prokurorisë, një nga të pandehurit, është një punëtor i Gjykatës Supreme, akuzohet për veprën penale të Marrjes së Ryshfetit dhe atë të Ushtrimit të Ndikimit .

Ndërkaq, dy të pandehurit e tjerë akuzohen për Dhënie të Ryshfetit  dhe Ushtrim të Ndikimit

Aktakuzën e ka ngritur një Prokuror Ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas një hetimi kompleks të kryer nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aktakuze-ndaj-tre-personave-per-ryshfet-dhe-ushtrim-te-ndikimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala