Aktakuzë ndaj një polici për ryshfet

Autori:Gazeta Fjala

policia1

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, marrja e ryshfetit.

Sipas aktakuzës në rast kanë qenë të përfshirë E.K dhe Z.A që të dy persona zyrtar. Ndërkaq, pas përfundimit të hetimeve për të pandehurin E.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë, e për të  pandehurin Z.A., janë pushuar hetimet, në mungesë të provave.

I pandehuri E. K., më 2 gusht 2016, në pikën e kontrollit në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit në cilësi të personit zyrtar ka kërkuar dhe pranuar përfitim për vete në mënyrë që të veprojnë në kundërshtim me detyrën zyrtare, me çka ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aktakuze-ndaj-nje-polici-per-ryshfet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala