Aktakuzë ndaj dy personave në Pejë për trafikim me njerëz

Autori:Gazeta Fjala

gjykata-speciale

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.H. dhe M.Sh. për trafikim me njerëz

 Sipas aktakuzës, e pandehura D.H. nga muaji mars 2016 e gjer më 01.03.2017 në një kafiteri në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ka rekrutuar dhe trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme, e cila kishte çrregullime psikike.

“E pandehura D.H. e kishte punësuar  kinse si banakiere viktimën, e cila sipas udhëzimeve dhe për llogari të të pandehurës ka kryer shërbime seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët në vazhdimësi  ia siguronte e pandehura, me qëllim që vetës t’i sjell dobi të kundërligjshme materiale”.

“Ndërsa i pandehuri M.Sh. nga muaj mars 2016 e gjer me dt. 01.03.2017 ka ndihmuar të pandehurën D.H. në kryerjen e veprës penale të lartcekur”.

Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit,

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aktakuze-ndaj-dy-personave-ne-peje-per-trafikim-me-njerez/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala