Aktakuzat e para të Speciales në fillim të 2018-s

Autori:Gazeta Fjala

gjykata-speciale-730x440

Gjykata Speciale nuk e ka në agjendë shpalljen e aktakuzave të para, ani se prej fillimit të verës është funksionalizuar ky institucion që formalisht është i Kosovës, por i tëri është i përbërë nga ndërkombëtarët e edhe selinë e ka në Hagë të Holandës.

Megjithatë, në Prishtinë presin që arrestimet e para të ndodhin në muajin shkurt.

Kjo gjykatë, emri zyrtar i së cilës është Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka juridiksion lëndor mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të kryera në periudhën 1998-2000, ndërlidhur me pretendimet e ngritura në Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011-n nga Këshilli i Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pretendimi më i rëndë është ai për heqje organesh të serbëve, me qëllim transplantimin tek persona të tjerë. Pak muaj pas këtij raporti, Bashkimi Evropian ka vendosur të krijojë një Task Forcë Speciale Hetimore (SIFT) për të kryer një hetim të pavarur penal ndaj të gjitha pretendimeve të përfshira në Raport, si dhe krimeve të tjera të lidhura me këto pohime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aktakuzat-e-para-te-speciales-ne-fillim-te-2018-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala