Aksident zinxhiror në Veternik

Autori:Zekirja Shabani

42165847_457687594720378_2904994627792666624_n-852x460

Gjashtë vetura janë përfshirë në një tjetër aksident zinxhiror në Veternik, dy ditë pasi në të njëjtin vend ishin aksidentuar pesë vetura.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin duke thënë se janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 17:30 në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aksident-zinxhiror-ne-veternik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala