Aksident në Gjakovë, një person merr lëndime të rënda

Autori:Gazeta Fjala

aksident-780x439-650x358-600x358

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku një person derisa ishte duke drejtuar motorin e tij është përplasur me një veturë, bën të ditur policia

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjakovë, ku i njëjti nuk ka mundur t’u përshtatet kushteve të rrugës e cila ishte e shtruar me zhavorr, dhe në pamundësi për ndalje afër rrugës ka dalë në anën tjetër të rrugës ku edhe është përplasur me një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aksident-ne-gjakove-nje-person-merr-lendime-te-renda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala