Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, humb jetën kalimtari

Autori:Gazeta Fjala

aksident

Një person në mes të moshën 30-40 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Policia njofton se në daljen Veriu në Prizren, rreth orës 17:00 një makinë ka goditur një këmbësor vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Viktima ende nuk është identifikuar dhe policia për këtë kërkon ndihmë.

“Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij. Mosha: 30-40 vjeqar, Gjatësia: 165 cm, Flokët: ngjyrë kafeje, Sytë: e kaftë,Veshja: farmerka të kaltërta, maicë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe çorape të zeza.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës njofton dhe njëherit kërkon nga të gjithë qytetarët se kushdo që ka informacione apo e njeh personin me përshkrimin në fjalë të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aksident-ne-autostraden-ibrahim-rugova-humb-jeten-kalimtari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala