Aksident me fatalitet në Slivovë të Ferizajt

Autori:Gazeta Fjala

aksident-n-euml-prishtin-euml-e-shkel-kalimtarin-n-euml-lsquo-zebra-rsquo_hd-650x358

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore, në një aksident të ndodhur në fshatin Slivovë komuna e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë drejtoria e Ferizajt, thuhet ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale  G.K.( m/sh/k  22 vjeç),duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin dhe godet dy këmbësore të cilat marrin lëndime serioze.

“Të lënduarat dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 19:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima   E.A.(f/sh/k   47 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari,me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aksident-me-fatalitet-ne-slivove-te-ferizajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala