Aksident i rëndë në Bardhosh, pesë të lënduar (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

aksidenti

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Bardhosh të Prishtinës.

Sipas dëshmitarëve, pesë persona kanë mbetur të lënduar. Siç edhe shihet nga fotografitë e siguruara nga Gazeta Express, besohet se deri te aksidenti ka ardhur nga përplasja ndërmjet këtyre dy veturave.

Ndërkaq, vendi sot është përballur me aksidente të shumta. Përveç këtij në Bardhosh, gjatë ditës është raportuar edhe për aksident trafiku në Ferizaj  ku shtatë persona janë lënduar.

Ndërsa edhe në Veternikë të Prishtinës, është rrokullisur një veturë e cila ka shkaktuar edhe kolonë./GazetaExpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aksident-i-rende-ne-bardhosh-pese-te-lenduar-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala