AKR-ja e vogël me pushtetin e madh

Autori:Gazeta Fjala

marreveshja-PAN-AKR-960x510-780x439

Aleanca Kosova e Re, e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli ka shumë më tepër “hise” në Qeverinë aktuale të drejtuar nga Kryeministri Haradinaj, krahasuar më numrin e deputeteve që ka në Kuvendin e Kosovës.

Pas largimit të deputetit Labinot Tahiri nga kjo parti, Islam Pacolli është i vetmi deputet i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Por, edhe pse me vetëm një deputet brenda Kuvendit, AKR-ja drejton katër dikastere të kësaj qeverie.

I pari i AKR-së Behgjet Pacolli, perveç postit të zevendëskryeministrit, është emëruar edhe si shef i diplomacisë kosovare. Derisa në Ministrinë e Punëve të Brendshme e udhëheq zyrtari i po kësaj partie Bejtush Gashi, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Mjedisit, drejtuesit e tyre janë nga po e njëjta parti. Derisa e para udhëhiqet nga Valdrin Lluka kurse kjo e fundit nga Fatmir Matoshi, i cili është zgjedhur si ushtrues detyre, pas largimit të Albena Reshitaj nga detyra e ministres.

Kjo parti ka numër më të vogël të deputetëve sesa Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës e cila ka 12 deputetë dhe Nisma Socialdemokrate me tetë deputetë. Por në anën tjetër ka më shumë pozita në qeveri, ku AAK ka vetëm dy ministri kurse Nisma katër të tjera./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/akr-ja-e-vogel-me-pushtetin-e-madh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala