AKP ia shton buxhetit 106 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

paret_1545484361-6086780

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka transformuar në buxhetin e vendit 106.800.00 milion euro.
Kështu ka bërë të ditur AKP-ja përmes një njoftimi shkruan gazeta inFokus.

“Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të jashtëzakonshme me qëllim të optimizmit dhe arritjes së shitjeve të planifikuara me 15 prill 2019.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 106.800.00 milion eurove. Agjencia Kosovare e Privatizimit më transferimin e fundit në Buxhetin e Republikës së Kosovës, deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milion euro” thuhet në këtë njoftim.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milion euro. Në këtë shitje AKP ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta./Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/akp-ia-shton-buxhetit-106-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala