Akil Gjakova siguron të argjendtën

Autori:Gazeta Fjala

a_1510410108-6650296

Akil Gjakova është rrugës së mirë për të fituar medaljen e Artë në Kampionatin Evropian U23 që po zhvillohet në Mal të Zi.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian U23 që po zhvillohet në Mal të Zi, dhe është në rrugë të mirë për ta marrë Medaljen e Artë nga kjo garë, derisa të argjendtën e ka të sigurt.

Kjo është njëherësh arritja më e madhe në karrierën e xhudistit nga Peja.

Gjakova, që garon në kategorinë deri në 73 kg, për të kaluar deri në finale, fillimisht e mposhti xhudistin gjerman, Lukas Venekold me Wazzari dhe Ippon.

Më pas, në luftën tjetër doli më i suksesshëm se xhudisti nga Azerbajxhani, Telman Valiev, duke triumfuar falë dy penalizimeve që i mori kundërshtari, ndërsa në gjysmëfinale me dy Wazzari e mposhti xhudistin nga Moldavia, Cornel Andries.

Ndërkohë, në këtë kampionat evropian, e artë doli edhe Distria Krasniqi, që të premten e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kg.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/akil-gjakova-siguron-te-argjendten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala