Akil Gjakova mbetet pa medalje

Autori:Gazeta Fjala

21-2409

Akil Gjakova ka përfunduar ëndrrën për medalje në Grand Slamin e Xhudos “Abu Dhabi 2019”.

Gjakova është eliminuar në rrethin e tretë të garës, ku ka pësuar humbje nga xhudisti belg Dirk Van Tichelt, shkruan KosovaPress.

Xhudisti pejan, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti garuesin indian, Nilesh Balhara.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme edhe motra e Akil Gjakovës, Nora nuk arriti të siguroi medalje, ndërsa Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë medaljen e artë.

Nesër pritet të garojë edhe garuesja e katërt nga Kosova, Loriana Kuka.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/akil-gjakova-mbetet-pa-medalje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala