Ajvari i Kosovës niset për Serbi

Autori:Gazeta Fjala

ask food 1

Prodhuesit kosovarë po i kundërpërgjigjen kamionëve me mallëra që çdo ditë futen në tregun Kosovë. Kamionë me ajvar “Made In Kosova”, të kompanisë “Ask foods”  të mërkurën janë nisur drejtë Serbisë për tu shrbyer në tryezat e qytetarëve të shtetit fqinjë.

Në faqen e kësaj kompanie është bërë e ditur se ky është eksporti i radhës për në Serbi.

Produkte si këto dhe shumë tjera në vlera më të vogla e kanë çuar eksportin e Kosovës për Serbi në 38.1 milionë euro, për 11 muajt e vitit te kaluar.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, si asnjëherë më parë, Serbia del të jetë vendi ku Kosova eksporton më së shumti. Kështu, në muajin Tetor 2016, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 15,2 milion  euro, ose 56.3 për qind të eksporteve të përgjithshme./Gazeta Fjala/

ask 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ajvari-i-kosoves-niset-per-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala