Ajri po vret!

Autori:Gazeta Fjala

Ajri-i-ndotur-640x358

Kosova po ngjitet në krye të listës së vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Shkalla e ndotjes gjatë ditëve të dimrit është shumë e lartë dhe vlerësohet se paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë, kjo pasi që niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë ditëve të fundit është shumë i lartë, gjë që ka shkaktuar edhe alarm sa i përket rrezikut për shëndetin e qytetarëve.

Madje së fundi ndërkombëtarët që kanë vizituar kryeqytetin janë parë duke vendosur maska në fytyrë për t’u mbrojtur sadopak nga ajri i ndotur, shkruan tutje “Zëri”.

Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës thonë se ata kanë investuar në cilësinë e ajrit, ndërsa zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ankohen se KEK-u është ndotësi më i madh.

Ambientalistët alarmojnë për nivelin e ndotjes së ajrit, ndërsa ka këndvështrime të ndryshme nga pulmologët rreth ndikimit të ajrit në shëndetin e njeriut.


 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ajri-po-vret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala