Ajeti refuzon Kosovën, zgjedh Zvicrën (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

albian-ajeti-st-gallen

Albian Ajeti, sulmuesi kosovar, i St Gallenit, do t’i bashkohet përfaqësueses A të Zvicrës

Kolonisë së shqiptarëve në përfaqësuesen e Zvicrës pritet t’i shtohet edhe një emër i ri. Fjala është për sulmuesin kosovar të St Gallenit, Albian Ajeti, shkruan gazeta e njohur zvicerane, Blick

Selektori i helvetikëve, Vladimir Petkovic pritet ta ftoj Ajetin në përfaqësuese për ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë, e cila luhet me 1 qershor, dhe Ishujve Faroe, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Ajeti ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e St. Gallenit. 20 vjeçari, i cili është rritur në Zvicër, ka preferuar të luajë për shtetin helvetik para Kosovës.

Ai nga vitit 2012 e deri më 2015 ka veshur fanellën e grupashëve U-16,  U-17,  U-17,  U-18,  U-20,  U-21 të Zvicrës. Dhe tani do ta realizoj ëndrrën duke luajture me ekipin A të këtij vendi, përcjell Express.

Pjesë e Zvicrës janë gjashtë shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, dhe Shani Tarashaj. /Express/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ajeti-refuzon-kosoven-zgjedh-zvicren-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala