Ajaxi “blindon” talentin maroken, i heq klauzolën e largimit

Autori:Gazeta Fjala

3w993c0.sport_-852x460

Ajaxi “bllokon” në njëfarë mënyre largimin e një prej “yjeve” të ekipit. Në fakt, drejtuesit e klubit kampion të Eredivisie kanë hequr klauzolën e lirimit nga kontrata e Hakim Ziyech, e cila kapte shifrën modeste prej 26 milionë eurosh.

Një shifër e tillë ishte lehtësisht e arritshme nga klubet që ndjekin 26-vjeçarin, ndaj dhe drejtuesit e “Harkëtarëve” nuk mund t’ia lejonin vetes që të humbnin shërbimet e një futbollisti si Ziyech për një shifër të tillë.

Marokeni vlerësohet mbi 50 milionë euro, ndërkohë që me heqjen e klauzolës, ai pritet të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

Ziyech së bashku me Donny van de Beek dhe David Neres u vëzhgua nga afër nga drejtuesit e Real Madrid në sfidën ndaj Valencias në Champions League.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ajaxi-blindon-talentin-maroken-i-heq-klauzolen-e-largimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala