Aida Dërguti thotë se PDK dhe LDK iu frikësuan Vetëvendosjes

Autori:Gazeta Fjala

aida-derguti1

Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk kanë pasur kushte të rënda për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera, duke hequr këtu Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ka qenë vendim i Këshillit të Përgjithshëm që mos të kemi koalicion me PDK-në dhe LDK-në – por kemi qenë të hapur me partitë tjera”.

“Subjektet si AKR-ja kanë negociuar edhe me ne edhe me LDK-në dhe janë përcaktuar që të jenë me LDK-në”.

Kështu tha Dërguti në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Gjithë ky mobilizim dhe gjithë kjo frikë bëri që PDK-ja të nënshkruaj 13 koalicione për tu përballur me Vetëvendosjen dhe tjetra që thotë se është partia e dytë pati nevojë poashtu për shumë koalicione”.

“Vetëvendosje s’ka frikë të garojë vetë, ka program dhe ofertë serioze për qytetarët”.

“Oferta jonë është serioze, e sinqertë dhe i duhet Kosovës, ne kemi parë oferta që mund të them se janë mashtrim dhe manipulim nga ky koalicion që shkoi në shtëpi”.

“Kanë premtuar 200.000 vende pune e sigurime shëndetësore e në Qeveri u morën me Demarkacionin dhe Zajednicën”.

“Kosova ka nevojë për emancipim të qytetarëve dhe zgjedhje të shpeshta. Tash fillon fushata dhe hyjnë në lojë mjete financiare që subjektet kanë në dispozicion, gjithçka që shkëlqen nuk është ar”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aida-derguti-thote-se-pdk-dhe-ldk-iu-frikesuan-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala