Ahmeti: Zhvendosja e nxënësve nga gjimnazi do të bëhet menjëherë

Autori:Gazeta Fjala

70576321_2402761686460331_8951371908322951168_o-600x360

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se zhvendosja e nxënësve nga gjimnazi “Ahmet Gashi” do të bëhet menjëherë.

Ahmeti ka thënë se lidhur me këtë Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha veprimet e duhura.

“Pas raportimit të mediave për ngjarjet e djeshme lidhur me gjimnazin “Ahmet Gashi”, për hir të korrektësisë po ju informoj për të gjitha veprimet që janë marrë nga ana e Komunës së Prishtinës lidhur me këtë temë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vendimi për zhvendosjen e nxënësve është marrë në qershor.

“Vendimi për dislokimin e përkohshëm të nxënësve është marrë në muajin qershor, mbi raportin e vlerësimit të stabilitetit të ndërtesës, i cili tregon se objekti nuk i plotëson kushtet teknike, statike e sizmike për vazhdimin e mësimit aty dhe se paraqet rrezik potencial për shembje, marrë parasysh se ka dëmtime të thella në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se është takuar dje me përfaqësuesit e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe është vendosur që zhvendosja e nxënësve të bëhet menjëherë.

“Përfundimisht, zhvendosja e nxënësve bëhet menjëherë. Nuk bëjmë kompromise me sigurinë e jetës së fëmijëve tanë”, ka shkruar Ahmeti.

shpend ahmeti]]

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-zhvendosja-e-nxenesve-nga-gjimnazi-do-te-behet-menjehere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala