Ahmeti: Të mendojmë edhe për ata me gjendje të rëndë materiale

Autori:Zekirja Shabani

ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i shoqëruar nga asamblistët Ylli Hoxha dhe Qëndron Kastrati, me rastin e festës së Kurban Bajramit vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës.

Me këtë rast ai tha: “Shfrytëzoj rastin që në emër të Komunës së Prishtinës të gjithë besimtarëve myslimanë në Prishtinë dhe në Republikën e Kosovës në përgjithësi kudo që janë, t’ua uroj festën e Kurban Bajramit”.

“Sot është një ditë ku ne mund të përçojmë një mesazh të përbashkët, që mendoj se secili prej nesh ka thellë në shpirt, e ai është mesazhi i solidaritetit dhe i sakrificës. Përveç festës dhe gëzimit i kisha lutur të gjithë qytetarët që sot të mendojnë për ata që nuk kanë, për ata që janë në gjendje më të rëndë dhe të mirat materiale të cilat i gëzojnë të mundohen t’i ndajnë me të tjerët. Ky mesazh nuk duhet të jetë vetëm për festën e Kurban Bajramit, mirëpo sot ky mesazh përçohet më shumë se kurrë”, u shpreh Ahmeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-te-mendojme-edhe-per-ata-me-gjendje-te-rende-materiale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala