Ahmeti: Sot në Paris nënshkrova zotimin për ndryshime klimatike

Autori:Gazeta Fjala

shpend

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili po merr pjesë në takimin e qyteteve “Cities for Climate” (Qytetet për klimën), ka nënshkruar sot në Paris zotimin për ndryshime klimatike për të krijuar një jetë më cilësore për qytetarët.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se kogjenerimi, autobusët, ndriçimi publik, drunjët dhe nënndërtesat janë vetëm disa nga gjërat që e vendosin Prishtinën në hartën e ndryshimeve për të luftuar ndryshimet klimatike.

Lexoni postimin e plotë të Shpend Ahmetit:

Sot në Paris po mbahet takimi i qyteteve Cities for Climate (Qytetet per Klimën) në kohën kur ne Paris po mbahet takimi i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike. Kjo është rasti i fundit që shtetet të dakordohen për masat politike për shpëtimin e botës siç e njohim sot.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo,tre javë pas sulmeve terroriste në Paris foli për rëndësinë e takimit dhe pjesëmarrjen e qyteteve për ti treguar sulmuesve se nuk na zbrapsin.

Presidenti i Frances, Hollande na foli mbi 300 kryetarëve nga e gjithë bota për rreziqet që na kanosen dhe rrugën përpara.

Krejt në fund, Prishtina është bërë pjesë e aleancës Compact of Mayors ku jemi zotuar për ndryshimet e përbashkëta në politika për ta bërë jetën më cilësore. Kogjenerimi, Autobusët me standardin euro6, ndriçimi publik, 2000 drunj e parqe te reja, eficenca, nëndërtesa janë vetëm disa gjëra që e vendosin Prishtinën në hartën e ndryshimeve për te luftuar ndryshimet klimatike. Sot nënshkrova zotimin tonë në Paris.

Është e qartë që qytetet janë e ardhmja. Qeveritë nacionale janë edhe më të ngadalshme edhe më hezituese për këto politika.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-sot-ne-paris-nenshkrova-zotimin-per-ndryshime-klimatike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala