Ahmeti: Shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi

Autori:Gazeta Fjala

shpend-ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se numri i shërbimeve shëndetësore që kryhet në kryeqytet, ka kaluar dyfishin në raport me vitin 2013.

Në gjithë komunën siç ka thënë ai aktualisht kryhen 1.2 milion shërbime shëndetësore.

Ahmeti ka thënë më tej që 85 për qind e pacientëve që kërkojnë ndihmë në qendrat e mjekësisë familjare shërohen aty.

“Prej vitit 2013, shëndetësia në Prishtinë ka shënuar rritje të dukshme në cilësi. Numri i shërbimeve ka kaluar dyfishin dhe tani arrin 1.2 Milion shërbime shëndetësore”.

“Referimi në ShSKUK (Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës) është më pak se 15 për qind. Pra, më shumë se 85 për qind të pacientëve që vijnë në QMFtë tona shërohen në QMFtë tona që është shifër rekorde për shëndetësinë primare”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-shendetesia-ne-prishtine-ka-shenuar-rritje-te-dukshme-ne-cilesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala