Ahmeti: Largohem nga Vetëvendosja nëse përcaktohen për dhunë

Autori:Gazeta Fjala

shpend ahmeti

Nëse Lëvizja Vetëvendosje përcaktohet për dhunë, unë nuk do të jem pjesë e këtij subjekti politik. Kështu është shprehur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit.

Ai ka mohuar se hedhja e gurëve dhe koktejeve me molotov në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit të jetë bërë nga aktivistë të Vetëvendosjes. Ndërsa, ka thënë se këto janë akte të qytetarëve të mllefosur karshi institucioneve.

Në “Infobox” ai ka njoftuar se brenda 90 ditëve do të vijnë 30 autobusë e parë, kurse brenda 120 ditëve edhe 21 të tjerë. Mirëpo, mendon se ky numër është i pamjaftueshëm për Prishtinën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-largohem-nga-vetevendosja-nese-percaktohen-per-dhune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala