Ahmeti i reagon PDK-së: U treguat injorant dhe shpifës ndaj Prishtinës

Autori:Gazeta Fjala

shpend ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas akuzave që i janë drejtuar sot nga PDK-ja në Prishtinë.

Ahmeti ka theksuar se PDK sot duke mos ditur asgjë në lidhje me temën, modelin dhe reformën kanë treguar injorancën, mosdijen dhe qëllimin shpifës ndaj Komunës së Prishtinës.

Ky është postimi i plotë:

Tash më treguan se dega e PDK në Prishtinë paska mbajt konferencë për shtyp ku dikush paska fol e Lirak Çelaj paska qenë në rreshtin e parë të gazetarëve në konferencë për ta ndihmuar personin në shpifje në qoftë se mbetet dikund.

Duke komentuar kontraten e autobusave, dhe duke mos ditur asgjë për temën, modelin dhe reformen tregojnë injorancen, mosdijen dhe qëllimin shpifes ndaj komunes së Prishtinës.

Sic e kemi shpjeguar disa herë, prokurimi është bazuar në rregullat e BERZH ku në çdo hap është marr pëlqimi nga BERZH. Edhe kur janë bërë specifikacionet janë bërë bashkë, edhe kur është bërë formula edhe kur janë bërë kriteret. Pra nga katër kompani ofertuese, një nuk i ka plotësuar kushtet (nga Ukraina) ndërsa nga të tjerat sipas formules së përcaktuar (Çmimi, Shpenzimet, Mirëmbajtja, garancioni etj:) çmimi më i lirë është kompania fituese.

Ky është raport 30 faqesh që është vlerësuar nga BERZH dhe është aprovuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-i-reagon-pdk-se-u-treguat-injorant-dhe-shpifes-ndaj-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala