Ahmeti i kundërpërgjigjet akuzave të fundit të PDK-së

Autori:Gazeta Fjala

shpend-ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e cila sot gjatë një konference e akuzoi atë për keqpërdorim të parave të qytetarëve.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se e di qe Komuna e Prishtinës është në rrugën e duhur.

“Kur te akuzuar për korrupsion e uzurpatorë të tokave flasin me akuza për komunën tonë e di që jemi mirë e në rrugë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti.

PDK sot e akuzoi Ahmetin që ka humbur miliona euro të qytetarëve për shkak të “paaftësisë dhe keqmenaxhimit të buxhetit të Komunës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-i-kunderpergjigjet-akuzave-te-fundit-te-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala