Ahmeti dënon përdorimin e dhunës nga aktivistët e partisë së tij

Autori:Gazeta Fjala

shpend ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dënuar dhunën me koktejë molotovi e gurë nga aktivistët e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dënoj çdo përdorim të dhunës. Jam kundër dhunës me gurë e koktej molotovi”, ka thënë Ahmeti në Infobox të RTV Dukagjinit.

Megjithatë, Ahmeti është munduar të justifikojë dhunën, duke thënë se “pakënaqësia në vend është e madhe, prandaj edhe qytetarët gjuajnë gurë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmeti-denon-perdorimin-e-dhunes-nga-aktivistet-e-partise-se-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala