Ahmetaj: Demarkacioni mbetet kusht i vetëm për vizat

Autori:Gazeta Fjala

ahmetaj-mimoza

Ministrja e Integrimit Evropian , Mimoza Ahmetaj ka thënë që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi  vazhdon të jetë kushti i vetëm për liberalizimin e vizave të cilën Kosova duhet ta plotësojë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.

“Deri tani me vlerësimet e fundit thuhet se kemi shënuar progres dhe ajo që mbetet është çështja e Demarkacionit të plotësohet dhe t’i mbushim kriteret e kërkuara nga ne

“Momentin që qeveria vendos Demarkacioni kalon në parlament…Demarkacioni mbetet kriter që duhet plotësuar”.

Ahmetaj e ftuar në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë që është rikonfirmuar edhe nga përfaqësuesit e lartë të BE-së që momentin që kalon Demarkacioni bëhet liberalizimi i vizave.

“Në takimet e vazhdueshme që kemi pasur dhe vizita e fundit e përfaqësuese së lartë, Mogherinit e ka konfirmuar që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit dhe krimit”.

“Ky është një kriter  që në vazhdimësi duhet të luftohet jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe për mirëqenien e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë”.

“Nga zotimet që përfaqësuesit e lartë është rikonfirmuar që momentin që kalon Demarkacioni”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ahmetaj-demarkacioni-mbetet-kusht-i-vetem-per-vizat-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala