Aguero kërkon më shumë nga Argjentina

Autori:Gazeta Fjala

aguero_1510470187-3404794

Sergio Aguero është i lumtur me fitoren ndaj Rusisë, ku ai shënoi golin e vetëm dhe të fitores

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është i lumtur me progresin që po bën Argjentina, por ai kërkon edhe më shumë.

Ai shënoi golin e vetëm në miqësoren ndaj Rusisë, ndeshje kjo në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës që do zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Jam i lumtur me golin dhe fitoren. Ne luajtëm mirë dhe duhet të vazhdojmë të rritemi”, tha Aguero gjatë një takimi me media.

“Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë në përgatitjet për Kupën e Botës”. /Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/aguero-kerkon-me-shume-nga-argjentina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala