Agron Mustafa drejtor i ri i PTK-së

Bordi i drejtorëve të PTK-së ka zgjedhur për kryeshef të ri të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafën.
Të enjten bordi i PTK-së ka intervistuar të gjithë kandidatët që ishin në listën e ngushtë dhe me përfundim të mbledhjes ata kanë vendosur që ish drejtori i Aeroportit të Kosovës, Agron Mustafa të udhëheqë me PTK-në në katër vitet e ardhshme.
Në garë të ngushtë për kryeshefin e PTK-së, kanë qenë Mehdi Latifaj, Sebahdin Ramaxhikun dhe Naim Maloku.