AGK: Kryeministër bëhu bashkëpunues jo ofendues

Autori:Gazeta Fjala

09-06-2016-8884340-agk-3830_1493724898-1939427

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj ofendimit që kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë gazetarëve.

Ky është reagimi i AGK-së:

AGK: KRYEMINISTËR BËHU BASHKËPUNUES JO OFENDUES!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeminsitrit ndëkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.Duke përcjellur me shqetësim këtë deklarim të kryemnistrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush.
Me këtë rast, AGK kërkon nga kryemnistri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.

Me respekt,
Bordi i AGK-së

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/agk-kryeminister-behu-bashkepunues-jo-ofendues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala