AGK dënon kërcënimin e kryeredaktorit të  gazetës “Bota Sot”, Idriz Morina

Autori:Zekirja Shabani

asociacioni

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeredaktori i gazetës “Bota Sot”, Idriz Morina, është kërcënuar me jetë nga deputeti Nuredin Lushtaku.

Siç ka treguar z.Morina, ai është kërcënuar dhe fyer përmes telefonit pas publikimit të artikullit, “Analistët, komandanti Adem Jashari ishte tradhtuar dhe braktisur nga bashkëluftëtarët!?”.

AGK i bën thirrje Policisë së Kosovës që ta hetojë sa më shpejt këtë rast, me të cilin përveç pengimit të punës së gazetarit, rrezikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë jeta e gazetarëve.

AGK i bënë thirrje të gjitha palëve që t`i përmbahen normave ligjore për zgjidhje të kontesteve, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Njëherësh AGK, fton kolegët, gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre dhe shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/agk-denon-kercenimin-e-kryeredaktorit-te-gazetes-bota-sot-idriz-morina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala