Agjenti tregon pse nuk u transferua Hysaj në Juventus

Autori:Gazeta Fjala

hysaj-600x360

Mbrojtësi i djathtë shqiptar Elseid Hysaj është konfirmuar se do të qëndrojë në Napoli por agjenti i tij ka treguar se “Juventusi e ka kërkuar atë”.

Hysaj ishte pritur që të kalojë sonte vonë në Valencia, por klubi spanjoll nuk arriti një ujdi për shumën e transferit me Napoli kështu që ata janë rrugës për ta transferuar Thierry Correia nga Sporting CP.

“Ka dy arsyeje që ai të rri: e para është se marrëveshja ka dështuar për shkak të parave”, tha Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss.

“E dyta është, vazhdimësi e së parë, sipas mendimit tim, por që klubi duket se nuk dëshiron që ta shet atë për pak para”.

Shqiptari kishte vitet më të mira gjatë kohës ku trajner i Napolit ishte Maurizio Sarri që tani është në Juve, madje thuhet se strategu i Juves e dëshiron një ribashkim me të.

“Kam biseduar me tri klube të mëdha”, ka vazhduar Giuffredi.

“Të gjithë kanë respekt të madh për lojtarin. Ata e konsiderojnë atë taktikisht të fortë duke falënderuar punën e Sarrit”.

“Juventusi gjithmonë e ka dashur Hysajn, por ata e morrën Danillon në procesin e shkëmbimit me Cancelo kështu që duart u mbyllën për këtë transfer”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/agjenti-tregon-pse-nuk-u-transferua-hysaj-ne-juventus/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala