Agim Veliu del kundër Mustafës – LDK e njeh Thaçin President

Autori:Gazeta Fjala

largea_agim-veliu-10711440615553

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në takimin e sotëm në kabinetin e Presidenti, që është organizuar për konsultime rreth datës së zgjedhjeve.

Partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa nëpërmjet një njoftimi për media dje ka bërë me dije se nuk e njeh më Presidentin Thaçi, i cili është zgjedhur në këtë pozitë me marrëveshjen për koalicion ndërmjet këtyre partive. E këto zëra i ka demantuar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Zyrtari i lartë i LDK-së ka thënë se kjo parti i njeh të gjitha organet kushtetuese dhe bashkëpunon me to ashtu siç parashihet.

I pyetur se pse LDK-ja nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidenti i vendit, Veliu ka thënë se ka pasur një keqkuptim për shkak të angazhimeve, por ka mohuar kategorikisht se kjo është bërë me qëllim.

“Mund të ketë deklarata e veprime individuale, por LDK-ja nuk ka qëndrim për të mos e njohur Thaçin si president”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, zyrtarë të LDK-së sot kanë deklaruar se pas rënies se Qeverisë me vota të PDK-së nuk e njohin Thaçin si president.

E ndërkohë që në LDK tashmë ka nisur mbledhja e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të partisë me kryetarin Isa Mustafa, një ditë pasi ky i fundit u shkarkua nga kryeministri me anë të një mocioni të iniciuar në Kuvend nga opozita, e të përkrahur nga PDK-ja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/agim-veliu-del-kunder-mustafes-ldk-e-njeh-thacin-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala